KRU “Prishtina” njofton se nga 25 korriku do të fillojë me shkyçje

Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se nga 25 korriku do të fillojë me shkyçjen nga sistemi i ujësjellësit për bizneset që kanë të papaguara fatura të larta të ujit

Foto e postuar në KRU "Prishtina"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se nga 25 korriku 2022 do të fillojnë me aplikimin e shkyçjeve nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit, për ato biznese që kanë të papaguar një faturë të ujit e lart.

“Borxhi total i sektorit të bizneseve të vogla e të mëdha është mbi 7 milionë euro (mbi 5 milionë euro bizneset e vogla dhe mbi 2 milionë euro bizneset e mëdha)”, thuhet në postimin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit.

KRU “Prishtina” ka shtuar se për të ofruar furnizim stabil me ujë kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në vazhdimësi.

Foto e postuar nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” në Facebook

“Keni kohë 6 ditë të paguani të gjitha faturat e papaguara për shërbime të ujit dhe kanalizimit. Masa e shkyçjes dhe më vonë rikyçjes do të shoqërohet edhe me shpenzime shtesë, të cilat rrjedhin nga tarifat e parapara nga Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit dhe Urdhëresës Tarifore të Shërbimeve ARRU/UTSH-14/04/2022″.

Komisioni Rajonal i Ujësjellësit “Prishtina”, në rast të ndërhyrjeve të paautorizuar në rrjetin e ujësjellësit pas aplikimit të shkyçjes, do të iniciojë kallëzime penale për secilin konsumator të kategorisë së bizneseve, në rast se ndërmarrin veprime të tilla të paligjshme.

Postimi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” në Facebook

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika