KRU “Prishtina” publikon gjendjen e liqeneve, Batllava dhe Badoci ende nën nivelin maksimal
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të liqeneve kryesore që shërbejnë si burime të ujit të pijshëm. Sipas njoftimit, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa Liqenit të Badocit i mungojnë 1.90 metra. KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që […]
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur gjendjen aktuale të liqeneve kryesore që shërbejnë si burime të ujit të pijshëm.
Sipas njoftimit, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes, ndërsa Liqenit të Badocit i mungojnë 1.90 metra.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes në përdorimin e ujit dhe të kontribuojnë në ruajtjen e burimeve ujore.
“T’i ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit!”, thuhet në apelin e kompanisë.















