KRU “Prishtina” u bën thirrje qytetarëve t’i ruajnë pajisjet nga ngrirja

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë apel te konsumatorët që të kujdesen për tubacionet dhe ujëmatësit ngase për shkak të temperaturave të ulëta, mund të ngrihen brenda pak orëve

Foto e postuar në KRU "Prishtina"

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, u ka bërë thirrje qytetarëve që të kujdesen për tubacionet dhe ujëmatësit ngase për shkak të temperaturave të ulëta, mund të ngrihen brenda pak orëve.

Me anë të një njoftimi për media, të dielën e pesë shkurtit, KRU-ja shkroi se do t’i ndihmojë konsumatorët në parandalimin e dëmtimit të pajisjeve.

“Gjeni valvolën kryesore të mbylljes së ujit p.sh në bllokun e banimit (puseta me ujëmatësin kryesor) apo në shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvolën për ndërprerjen, po ashtu dhe valvolën për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve”, thuhet në njoftim.

Kompania i ka ftuar konsumatorët që jetojnë në kate përdhes që t’i izolojnë hapësirat banuese.

Kjo për t’iu shmangur ngrirjeve eventuale të pajisjeve të furnizimit me ujë.

“Apelojmë te konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim të brendshëm ujëmatësit me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë”, vijon njoftimi.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika