KRU Prishtina vazhdon furnizimin me ujë të pijshëm përmes autoboteve

KRU Prishtina po mundohet të furnizojë zonat e prekura me ujë të pijshëm përmes autoboteve, ndërsa po intervenon në riparimin e defekteve të rrjetit ujor për të përmirësuar gjendjen

Zëdhënësja e “KRU Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka deklaruar se janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për t’i furnizuar qytetarët me ujë të pijshëm, duke shtuar se situata do të përmirësohet shumë shpejt.

Ajo ka theksuar se gjendja aktualisht nuk është në nivel alarmant.

“Ne si KRU” Prishtina” jemi duke bërë përpjekje maksimale për t’i furnizuar qytetarët me ujë te pijshëm përmes autoboteve në zonat e prekura. E kemi edhe obligim ligjor. Shpresojmë qe situata te përmirësohet shume shpejt. Gjendja nuk është alarmante”, ka thënë ajo për Dukagjinin.

Në këto zona të prekura, “KRU Prishtina” të hënën ka siguruar furnizimin e qytetarëve me ujë të pijshëm përmes autoboteve: Në rrugën “C”, në Hajvali, në Graçanicë te banesat sociale dhe në rrugën “Muharrem Fejza”.

Ndryshe, KRU Prishtina është angazhuar në riparimin e defekteve në rrjetin e ujësjellësit në zonat e mëposhtme:

  • Rruga “24 Maji”
  • Rruga “Hajdar Dushi”
  • Rruga “Rrustem Statovci”
  • Rruga “Ymer Paqarizi”
  • Rruga “Zekirija Cana”
  • Rruga “Rexhep Luci”

KRU Prishtina para tre ditëve me departamentin e cilësisë së ujit ka vënë re ngritje të prezencës se Manganit ne burimin e ujit (Liqeni Badovc).

Andaj, bazuar në gjendjen momentale, me rekomandim te IKSHPK, KRU” Prishtina” ka njoftuar qytetarët që furnizohen nga ITU Badovc, se uji nuk rekomandohet për pije dhe për gatim, deri në njoftimin e radhës.

Për informacion KRU Prishtina në komunikim me IKSHPK, ka bërë furnizimin e QKUK-së përmes alternatives tjetër (Furnizimi Shkabaj – Batllave), duke ofruar fillimisht siguri ne furnizim për nevojat e QKUK-së, sepse uji nga sistemi i liqenit Batllava (Shajkovc) dhe uji nga Sistemi i Ibrit (Shkabaj) është i sigurt për pije.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika