Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Osmani përshëndet pranimin e planit evropian nga Kosova dhe Serbia

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka reaguar pas dakordimit të palëve negociuese nga Kosova dhe Serbia për ta pranuar planin evropian të hënën e 27 shkurtit në Bruksel.

“Përshëndes përparimin e djeshëm të Kosovës dhe Serbisë të arritur në Bruksel”, ka shkruar kryediplomati nga Maqedonia e Veriut.

Më tej, ai ka thënë se Maqedonia e Veriut përkrah të dy vendet, sepse është vendi fqinj i afërt i Kosovës dhe i Serbisë.

“Si një fqinj i afërt i të dy vendeve, ne inkurajojmë një përparim përfundimtar, duke qëndruar gati për të ndihmuar në interesin më të mirë dhe perspektivën e Bashkimin Evropian e të gjithë rajonit”, ka përfunduar Osmani.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika