Kryediplomati kroat: Marrëveshja për të pagjeturit, kyçe për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi
Ministrit i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, në një konferencë të përbashkët për media me ministren Donika Gërvalla, e ka përshëndetur marrëveshjen e fundit për të pagjeturit në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se pret që kjo marrëveshje të sjellë avancim për zgjidhjen e problemeve, sepse, sipas tij, kjo çështje është […]
Ministrit i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grlic Radman, në një konferencë të përbashkët për media me ministren Donika Gërvalla, e ka përshëndetur marrëveshjen e fundit për të pagjeturit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se pret që kjo marrëveshje të sjellë avancim për zgjidhjen e problemeve, sepse, sipas tij, kjo çështje është kyçe për normalizim të marrëdhënieve.
“Përshëndesim marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, për personat e zhdukur, Kroacia ka mirëkuptim të madh për personat e zhdukur. Shpresoj të sjellë avancim për zgjidhjen e problemeve për personat e zhdukur që zgjat 20 vite. Kroacia që 30 vite ende kërkon më shumë se 3 mijë persona të zhdukur”, ka thënë ai.
Tutje, kryediplomati kroat tha se pret që dialogu Kosovë – Serbi është i rëndësishëm edhe për stabilitetin rajonal, teksa shtoi se Kroacia e mbështet një Kosovë të pavarur dhe sovrane.















