Kryediplomati Osman për takimet e Kurtit dhe Vuçiqit me Borell: Sot jam i fokusuar se çka do të ndodh në Bruksel

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është optimist se takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel do të sjellë një zgjidhje për situatën e tensionuar në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një konferencë për media është prononcuar edhe për takimin e radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Ministri Osmani është shprehur i gëzuar që dy palët kanë pranuar të shkojnë në Bruksel.

“Jemi të shqetësuar për situatën në terren atje, për potencialin për eskalim më serioz, me pasoja edhe për njerëzit lokal aty por edhe për rajonin. Jo rastësisht ka qenë thirrja ime si kryesues i OSBE-së, por edhe si fqinj i parë edhe me Kosovën edhe me Serbinë, që palët të vazhdojnë aty ku e lanë, në Ohër dhe të gjejnë një zgjidhje afatgjate. Për shkak se kemi një mundësi historike për rajonin”, ka thënë ai.

“Vërtet shpresoj dhe më tepër sot jam i fokusuar se çka do të ndodh në Bruksel, jo për shkak se opozita mendon që ne mendojmë për Kosovën më shumë se për vendin, por për shkak se informacionet tona janë shumë shqetësuese se çfarë potenciali për eskalim ekziston atje dhe cilët mund të jenë pasojat këndej. Prandaj, është shumë shenjë e mirë fakti që dy liderët e dy shteteve tona fqinje sot janë në Bruksel dhe jam shumë optimistë se të vetëdijshëm për këtë situatë do të gjejnë një zgjidhje”, ka deklaruar kryediplomati Osmani.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika