Ministrja e punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluara një seri takimesh me kryediploamt të vendeve të ndryshme në Nju Jork, duke nisur me kryediplomat evropian deri të ata aziatik.
Gërvalla është takuar me kryediplomatin e ri grek, Giorgos Gerapetritis ku ajo e vlerësoj shtetin e Greqisë si një aktor kryesor Ballkanin Perëndimor.
“Greqia është një aktor kryesor në rajonin tonë me të cilin ne ndajmë një gamë të gjerë vlerash dhe qëllimesh. Në një takim të përzemërt me kolegun tim Giorgos Gerapetritis, diskutuam marrëdhëniet tona miqësore në biznes, kulturë dhe politikë. Jam mirënjohës për partneritetin tonë!”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Gjithashtu kryediplomatja kosovare është takuar edhe me kryediplomaten islandeze Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir me të cilën ka biseduar për ndryshimet klimatike.
“Gëzohem që takoj sërish kolegun tim të dashur Thórdís Kolbrún Reykfjörd Gylfadóttir nga Islanda, këtë herë në margjinat e #UNGA78 . Ne diskutuam zhvillimet aktuale evropiane, ndryshimet klimatike dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis Islandës dhe Kosovës, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Ndërsa ajo është takuar dhe me ministrin e Jashtme të Singaporit Vivian Balakrishnan më të cilin ka biseduar për thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.
“Singapori është një shembull se si shtetet e vogla mund të arrijnë rezultate të shkëlqyera kundër të gjitha gjasave. Shumë mirënjohës për një takim të përzemërt dhe të detajuar me kolegen time Vivian Balakrishnan dhe diskutimin rreth një sërë mundësish për të thelluar më tej marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Singaporit në të ardhmen”, ka përfunduar Gërvalla Twitter.