Kryediplomatja gjermane kërkon nga Serbia lirimin “pa kushte” të tre policëve  

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka kërkuar nga Serbia që t'i lirojë tre policët kosovarë "pa kushte", të cilët janë rrëmbyer nga forcat serbe

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaratë para mediave

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka kërkuar nga Sebria lirimin “pa kushte” të tre policëve që u rrëmbyen nga forcat serbe.

Siç shkruan “Tagesspiegel“, Baerbock iu ka bërë thirrje palës kosovare dhe asaj serbe që të ulin tensionet.

“Beogradi dhe Prishtina duhet të bëjnë menjëherë gjithçka që është e mundur për të qetësuar këtë situatë të pasigurt”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, tre policëve të Kosovës, të kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, iu shqiptua masa e paraburgimit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se më herët se, mesa duket, prokurori në Serbi i ka hedhur poshtë akuzat për terrorizëm kundër tre policëve të arrestuar, ndërsa i ka mbajtur në fuqi vetëm akuzat për posedim të paligjshëm të armëve.

Kurti i bëri komentet gjatë një adresimi në Forumin e Prespës në Strugë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika