Kryediplomatja shqiptare: Për ne Kosova është e shenjtë, është prioritet kombëtar

"Jemi duke i ndjekur nga afër me shumë shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Jemi angazhuar fort me aleatët e partnerët që situata të mos përkeqësohet më tej.  Të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova"

Minsitrja për Evropë dhe Punë të Jashtme në Shqipëri, Olta Xhaçka

Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë seancës plenare në Kuvendin shqiptar ka komentuar kidnapimin e tre policëve nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Xhaçka ka thënë se kidnapimi i i policëve vetëm sa e ndërlikon sa më shumë situatën, duke theksuar se për Shqipërinë, Kosova është e shenjtë dhe është prioritet kombëtar.

“Jemi duke i ndjekur nga afër me shumë shqetësim ngjarjet në veri të Kosovës. Jemi angazhuar fort me aleatët e partnerët që situata të mos përkeqësohet më tej. Të shqetësuar pasi aleatët e partnerët e gjejnë pjesën më të madhe të përgjegjësisë tek Kosova. Kjo dobëson në mënyrë shqetësuese pozitat e Kosovës në sytë e SHBA-së dhe BE-së. Tre policët e kapur nga ushtria serbe, padyshim, e ndërlikon më tej situatën. Kam komunikuar me komandantin e KFOR-it, jemi në pritje të përfundimit të hetimeve… Për ne Kosova është e shenjtë, është prioritet kombëtar që udhëheq çdo veprim në politikën tonë të jashtme”, ka thënë Xhaçka.

Ndërsa, sa i përket ndalimit të kamionëve me origjinë nga Serbia të hyjnë në Republikën e Kosovës, ajo ka thënë se kjo mund të përshkallëzonte më shumë situatën.

“Në këtë pikë është e domosdoshme që të ruhet qetësia. Deklaratat e Qeverisë së Kosovës për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me targa serbe. Lëvizja e lirë, pjesë shumë e rëndësishme e angazhimeve që kanë të gjithë vendet tona. Qeveria e Kosovës ka sqaruar që nuk bëhet fjalë për masa tregtare ekonomike, por për masa sigurie. Mbetet të shohim se çfarë do të thotë kjo në realitet. Ne shpresojmë që kjo të mos ndodhë, pasi vetëm sa do të përshkallëzonte më shumë situatën. Do të dëmtonte mbi të gjitha vetë Kosovën dhe rajonin ekonomikisht, por edhe në sytë e aleatëve”, ka shtuar Xhaçka.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika