Kryeministri britanik për situatën në veri: Kurti e Vuçiqi kanë përgjegjësi për ta parandaluar dhunën e mëtejshme

"Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës, dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionet"

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, ka thënë se janë të shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.

Kështu, duke theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kanë përgjegjësi për t’i ulur tensionet dhe parandaluar dhunën.

“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar, unë jam veçanërisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës dhe i dënojmë shumë sulmet e paprovokuara nga protestuesit ndaj personelit të KFOR-it. Sekretari i Jashtëm i ka thënë tashmë kryeministrit të Kosovës dhe Serbisë se liderët në Beograd dhe Prishtinë kanë përgjegjësi për ta ulur tensionet dhe për ta parandaluar dhunën e mëtejshme. Qëndrimi jonë është se ne duhet të gjejmë një mënyrë për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka thënë Sunak.

Kjo deklaratë e Sunak erdhi pasi u pyet nga deputetja britanike, Alicia Kearns, se a do të ketë angazhim nga ai për zgjerim të mandatit të KFOR-it, në mënyrë që të merret edhe me kontrabandimin e armëve që po futen nga Serbia në Kosovë.

“Ka pasur një dështim ndërkombëtar të parandalimit kur bëhet fjalë për Ballkanin Perëndimor. Mendoj se kjo ilustrohet më së miri nga reagimi i BE-së dhe SHBA-së dhe ndëshkimet e fundit të Kosovës përballë antagonizmit serb dhe retorikës secesioniste të Dodikut në Bosnje dhe Hercegovinë. Si kryeministër, a do të angazhoheni tani që ne do t’i bashkohemi EUFOR-it, ku do të shtoja se si Turqia ashtu edhe Kili janë anëtarë, dhe a do të konsideroni gjithashtu lobimin për një zgjerim të mandatit të KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që ata të përballen me çështjet ilegale, pra armët që dërgohen nga Serbia në Kosovë, të cilat po financohen ilegalisht nga Beogradi dhe po armatosen milicit në Kosovë”, e ka pyetur Keane kryeministrin britanik, nga i cili nuk ka marrë përgjigjeje konkrete rreth kësaj çështjeje.

Ndërkaq, Keane në llogarinë e saj në Twiter ka shkruar se “mbrojtja nuk është përshkallëzim”.

“Mbretëria e Bashkuar duhet t’i bashkohet sërish EUFOR-it dhe të zgjasë mandatin e KFOR-it në Kosovë. Jemi në epokën e Diplomacisë Parandaluese, koha për të mbrojtur stabilitetin është tani. Mbrojtja nuk është një përshkallëzim”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika