Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, mendon se Bashkimi Evropian ka nevojë për strategji të re sa i përket luftës në Ukrainë.

Mediat e huaja raportojnë se Orban e mendon këtë pasi sanksionet kundër Moskës nuk e kanë arritur qëllimin.

“Nevojitet një strategji e re e cila duhet të ketë në fokus bisedimet e paqes dhe hartimin e një propozimi të mirë paqeje… në vend që të fitojë luftën”, ka thënë kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Viktor Orban ka përsëritur prapë se Hungaria do të përfshihej në luftën Ukrainë-Rusi.

“Ne jemi ulur në një makinë që ka katër goma të shpuara: është absolutisht e qartë se lufta nuk mund të fitohet në këtë mënyrë”.

Sipas tij, dominimi asimetrik i ushtrisë ruse do të bëjë që Ukraina të mos e fitojë këtë luftë.