Kryeministri i Holandës: Deeskalimi në veri duhet të bëhet nga Kosova dhe Serbia

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka kërkuar nga Kosova, por edhe nga Serbia, që sa më parë të kontribuojnë në deeskalimin e situatës në veri të Kosovës. Rutte, në një konferencë për media në Kosovë, tha se të dyja palët duhet të kthehen në procesin e dialogut.

Tutje, ai shtoi se nëse nevojitet ndihma e Holandës, ata do ta ofrojnë pa kushte.

“Kjo është më e mira, duhet të kthehemi në proces, në proces hap pas hapi, duket e mërzitshme, por pjesa më e mërzitshme… duhet të implementohet hap pas hapi. Në udhërrëfyesit evropianë duhet të merren të dyja palët, deesaklimi duhet të bëhet nga të dyja palët. Shpresoj dhe jam optimist se mendjet e ftohta do të mbizotërojnë, e kam parë në Beograd dhe këtu se të gjithë duan deeskalim të situatës, nëse mund të ndihmojmë jemi këtu, por të gjithë duhet t’i përmbahemi procesit të udhëhequr nga BE dhe ShBA”, tha ai.

Kthim në dialog dhe deeskalim të situatës në veri, ka kërkuar edhe kryeministri i Luksemburgut, i cili tha se nëse ka konflikte nuk do të ketë asnjë fitues.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika