Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, viziton Kievin për një takim me liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Vizita e kryeministrit indian është bërë e ditur nga vetë presidenti ukrainas, Zelenskyy përmes një postimi në X.

Nga ana tjetër, zyrtarët ukrainas dhe indianë thonë se vizita është përqendruar në rritjen e lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimin në mbrojtje, shkencë dhe teknologji.

Today in Kyiv, Prime Minister @NarendraModi and I honored the memory of the children whose lives were taken by Russian aggression.

Children in every country deserve to live in safety. We must make this possible. pic.twitter.com/gKdjqcL5iz

— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 23, 2024

Megjithatë, analistët kanë sugjeruar se mund të ketë një motiv tjetër: të dëshmojë se India ka një qëndrim më neutral pas asaj që është parë si një prirje ndaj Rusisë.

Narendra Modi u takua me përfaqësuesit e diasporës indiane pasi arriti në kryeqytetin ukrainas, me turmën e mbledhur rreth kryeministrit, duke brohoritur “Modi, Modi, Modi”.

Shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, e quajti vizitën e Modi “historike” dhe tha se India mund të luajë një rol në përfundimin e luftës.

“Ne e respektojmë Indinë si një demokraci shumë të madhe në botë dhe një vend të fuqishëm”, tha Yermak në një intervistë për India Today.

“Por tani është e nevojshme të thuhet se kush është agresori, kush është viktima”, shtoi ai.

India deri më tani nuk e dënuar pushtimin e Rusisë, në vend të kësaj i ka kërkuar rusëve dhe ukrainasve që të zgjidhin konfliktin përmes dialogut dhe diplomacisë.

Zelenskyy e ka kritikuar më parë Modin për vizitën në Moskë, kur kryeministri indian u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, në të njëjtën ditë që raketat ruse goditën Ukrainën.