Kurti takon homologun japonez, e fton ta vizitojë Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida. Kurti e ka ftuar homologun japonez që ta vizitojë Kosovën, dhe e ka falënderuar për ndihmën e mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida

 





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur në rezidencën shtetërore në Pallatin Alaska nga i pari i Qeverisë së Japonisë, Fumio Kishida, gjatë ditës së dytë të qëndrimit të delegacionit kosovar në Tokio.

Kurti, në emër të popullit dhe qeverisë së Kosovës, i ka shprehur ngushëllime kryeministrit japonez, për vdekjen ish-Kryeministrit Shinzo Abe.

“Japonia është vend shumë i rëndësishëm i G7, me të cilën ne ndajmë pikëpamje të njëjta vlerore dhe strategjike”, ka shkruar Kurti teksa ka shtuar se është mirënjohës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme japoneze për zhvillimin e Kosovës.

“Tregova për të arriturat socio-ekonomike të Kosovës dhe interesimin tonë për investime nga Japonia, teksa konfirmova pjesëmarrjen tonë në EXPO Osaka 2025”, ka theksuar ai.

Në fund, i pari i qeverisë së Kosovës e ka ftuar homologun japonez që ta vizitojë Kosovën.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika