Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, gjatë vizitës së tij në Shqipëri ka folur edhe për tensionet e kohëve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë, sidomos në veri të vendit.

Bettel, ka deklaruar se të dyja palët duhet të ecin përpara dhe se nuk duhet të lejojnë që tensionet të shtohen.

“Ballkani Perëndimor ka qenë ‘një fuqi baruti’ për kontinentin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim. Qoftë ‘Open Ballkan’, qoftë të flasim me njëri-tjetrin. Unë e di se Kosova dhe Serbia po diskutojnë dhe sot është e rëndësishëm të bëjmë përpara dhe nuk duhet t’ia lejojmë vetës konflikte dhe tensione shtesë”, ka deklaruar ai.