Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, mbërrin në Prishtinë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic, ka mbërritur në Prishtinë, ku do të qëndrojë deri të shtunën.

Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, ai do të takohet me liderë të institucioneve shtetërore, kryeministrin e vendit Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani si dhe me zyrtarë të tjerë.

Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, Dritan Abazoviq dhe Albin Kurtin do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.

Abazoviq do të takohet edhe me drejtues të partive opozitare, raporton Telegrafi.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini në një konferencë për media ka thënë se vizita e Abazoviqit ka karakter ekonomik dhe politik.

“AKB-ja ka rritur komunikimin me Malin e Zi, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit ekonomik. Vizita ka karakter ekonomik, politikë dhe kulturor, e që do të organizohen 20 aktivitete për datat 13, 14 dhe 15 prill”, ka thënë Shahini.

Sipas tij, kryeministri malazez do të bëjë vizita në disa biznese vendore.

“Ishim ditë më herët në vizitë në Mal të Zi dhe kemi ngritur problemet e disa çështjeve. Janë rritur investimet nga dy anët. Do ta nënshkruaj një marrëveshje me AKB-në dhe do të ketë disa vizita me bizneset në Kosovë dhe Shqipëri”, ka shtuar ai.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se Abazoviq do të promovojë një libër e do të nderohet me titullin Honoris Causa.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika