Kryeministri i rizgjedhur hungarez e quan Zelenskyn kundërshtar

Viktor Orban, Kryeministër i Hungarisë

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka shpallur fitoren e tij në zgjedhjet e së dielës që janë mbajtur në Hungari.

Gjersa ka përmendur të ashtuquajturit kundërshtarët e tij, listë e ka futur edhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky,  me të cilin sipas kryeministrit hungarez ishte  dashur të luftonte për ta fituar garën.

Në fjalimin e tij të fitores, Orban e quajti presidentin e Ukrainës një nga “kundërshtarët”, që duhej të kapërcente gjatë fushatës, raporton CNN.

“Nuk do ta harrojmë kurrë këtë fitore, sepse na u desh të luftojmë ndaj një numri të madh kundërshtarësh, si burokratët në Bruksel, mediat ndërkombëtare apo edhe presidentin ukrainas. Asnjëherë më parë nuk kemi pasur kaq shumë kundërshtarë”, ka thënë ai.

Orban, në këto zgjedhje u përball me një fushatë mirë të organizuar, por partia e tij prapë se prapë fitoi lehtësisht në pjesën më të madhe të vendit.

Madje, lideri i opozitës, Peter Marki-Zay, nuk arriti të fitojë as në rrethin e tij, ku kishte shërbyer si kryetar bashkie.

“Ne kemi arritur një fitore të tillë që mund të shihet nga hëna, por është e sigurt që mund të shihet edhe nga Brukseli”, tha Orban, në fjalimin e tij të dielën mbrëma, duke vënë  në pah raportet  tensionuese të qeverisë së tij me liderët e BE-së.

Rezultatet tregojnë se partia e Orbanit, “Fidesz” do të ketë 135 vende në parlamentin 199-vendësh të Hungarisë, që do të thotë se Orban do të mbajë një shumicë prej dy të tretash që do t’i lejojë atij të miratojë ndryshime të mëtejshme në kushtetutën e Hungarisë.

Në parlamentin hungarez, u fut edhe partia e ekstremit të djathtë dhe e anti-vaksinave, duke fituar shtatë ulëse.

Viktor Orban, ka fituar 53.35 për qind të totalit të votave, duke e fituar kështu mandatin e katërt radhaz.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika