Kryeministri i Spanjës do të takohet me Zelenskyyn në Kiev, do të vizitojë parlamentin ukrainas
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ai pritet të mbajë një fjalim në parlamentin ukrainas të enjten, bën të ditur zyra e tij. Udhëheqësi spanjoll po bën një vizitë të papritur në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të Rusisë. Sánchez […]
Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Ai pritet të mbajë një fjalim në parlamentin ukrainas të enjten, bën të ditur zyra e tij.
Udhëheqësi spanjoll po bën një vizitë të papritur në Kiev në shenjë mbështetjeje për Ukrainën në prag të përvjetorit të parë të pushtimit të Rusisë.
Sánchez gjithashtu planifikon të vizitojë Bucha dhe Irpin, dy qytete pranë Kievit që janë bërë sinonim i krimeve të dyshuara ruse të luftës. Përveç kësaj, ai do të vendosë një kurorë në një memorial të luftës, tha zyra e tij, transmeton CNN.
Udhëtimi i Sanchez pason një vizitë të paparalajmëruar të presidentit të SHBA-së, Joe Biden në kryeqytetin ukrainas të hënën, në të cilën presidenti i SHBA-së njoftoi një ndihmë të re prej gjysmë miliardë dollarësh për Kievin.
Spanja është në mesin e një numri aleatësh të NATO-s që kanë rënë dakord të dërgojnë tanke moderne në Ukrainë dhe ka trajnuar 800 trupa ukrainase në vendin iberik që nga fillimi i luftës, tha të mërkurën ministri i mbrojtjes i Madridit.















