Kryeministri Kurti kthehet në Kosovë

Të premten e 27 majit, kryeministri Kurti do të kthehet në Kosovë ku do të marrë pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë. Fokusi i këtij forumi është të rritet bashkëpunimi dhe të sjellen oferta të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Pas vizitës së tij afro tre javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA) e në Zvicër, kryeministri Albin Kurti të premten e 27 majit, kthehet në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, sot, Kurti do të marrë pjesë në Forumin e Bizneseve të Diasporës.

Këtë lajm për RTV Dukagjini, e ka konfirmuar edhe gjatë ditës së djeshme(e enjte), Kryetari i Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Austri, Yll Blakaj.

“Kurti do të marrë pjesë nesër në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë” ka thënë Blakaj në emisionin FIVE.

Ai ka thënë se këto do t’iu japin mundësi prodhuesve të Kosovës, që të lidhen me rrjetin e tyre nëpërmjet të cilit, sipas tij do të fuqizohen bizneset kosovare.

Blakaj: Kurti do të marrë pjesë nesër në Forumin e Bizneseve të Diasporës në Prishtinë

Ndryshe, Kurti vizitën e tij në ShBA e kishte filluar më gjashtë maj, ndërsa me përfundimin e kësaj vizite, të hënën e 23 majit, ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, që do të mbahet në qytetin Davos.

Gjatë qëndrimit në ShBA dhe Zvicër, Kurti është takuar me liderë shtetërorë e drejtues të ndërmarrjeve.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika