Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim të ngarkuarin me detyrë të ambasadorit të Australisë në Zagreb, Adrea Biggi, njëherësh ambasador jorezident i Australisë në Kosovë.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, në fillim të takimit kryeministri Kurti, ka falënderuar Adrea Biggi-n për mbështetjen e shtetit të Australisë për Kosovën.

“Australia është nga vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, dy ditë pas shpalljes së saj, dhe një prej vendeve të para me të cilat Republika e Kosovës ka vendosur marrëdhënie diplomatike, tre muaj pas shpalljes shtet i pavarur dhe sovran.

Në njoftimt thuhet se kryeministri i Kosovës ka falënderuar Biggi-n për strehimin e rreth 4 mijë refugjatëve nga Kosova gjatë vitit 1999.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Adrea Biggi, njëherësh ambasador jorezident i Australisë në Kosovë

“Australia, po ashtu, ishte shtëpi e rreth 4.000 refugjatëve nga Kosova gjatë vitit 1999, dhe sot është mbështetëse e shtetit të Kosovës në synimet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Lidhur me bashkëpunimin rajonal, kryeministri Kurti tha se Kosova është treguar e përkushtuar, konstruktive në qasje dhe kreative në propozime.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Adrea Biggi, njëherësh ambasador jorezident i Australisë në Kosovë

Ngjashëm sikurse edhe në procesin e dialogut me Serbinë, për të cilin theksoi se duhet të jetë dialog parimor që respekton barazinë e palëve në bisedime dhe që në qendër të marrëveshjes duhet ta ketë njohjen e ndërsjellë.

Në anën tjetër, sipas njoftimit në webfaqen e Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, ambasadori Biggi e falënderoi kryeministrin Kurti për mirëpritjen, bashkëpunimin e mirë dhe për urimin që i ka bërë kryeministrit të sapozgjedhur të Australisë, Anthony Albanese.