Kryeministri Kurti takohet me homologun e tij suedez, diskutojnë për aplikimin e Kosovës në BE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në ambientet e Konferencës për Siguri që është duke u mbajtur në Mynih të Gjermanisë, me homologun e tij nga Suedia, Ulf Kristersson. Siç ka treguar Kurti, me Ulf Kristersson ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, dhe për aplikimin e shtetit të Kosovës për anëtarësim në […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në ambientet e Konferencës për Siguri që është duke u mbajtur në Mynih të Gjermanisë, me homologun e tij nga Suedia, Ulf Kristersson.
Siç ka treguar Kurti, me Ulf Kristersson ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, dhe për aplikimin e shtetit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Avancimi demokratik i Kosovës në dy vitet e fundit, i mirënjohur në raportet e BE-së, marrëdhëniet bilaterale dhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, ishin temat e diskutimit me kryeministrin Ulf Kristersson, të cilin e falënderova për mbështetjen e Suedisë për Kosovën ndër vite”, ka shkruar Kurti.
Kosova’s democratic advancement in the past two years, well-noted by EU Country Reports, bilateral relations and Kosova’s application for EU membership were the topics of discussion with PM of 🇸🇪 Ulf Kristersson, whom I thanked for Sweden’s support to Kosova throughout the years. pic.twitter.com/cEIXdiLMeG
— Albin Kurti (@albinkurti) February 19, 2023
Kujtojmë se Suedia që nga 1 janari i vitit 2023 është duke udhëhequr me BE-në. Ndërsa, Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE gjatë Presidencës Çeke.















