Kryeministri Kurti takon kongresistin amerikan, Issa

Kurti, të premten është pritur në takim nga kongresisti amerikan Darell Issa, takim në të cilin Kurti ka theksuar nevojën për përshpejtim të procedurave të anëtarësimit të Kosovës në BE dhe organizata ndërkombëtare

Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington DC, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten e 20 majit është pritur në takim nga kongresisti amerikan Darell Issa.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në këtë takim është diskutuar për situatën gjeopolitike në Evropë dhe sigurinë e rajonit pas invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës Ruse në Ukrainë, si dhe parandalimin e ndikimit rus në Ballkan.

Po ashtu në këtë takim, është thënë se të gjitha shtetet demokratike duhet të rreshtohen kundër luftës ilegale e agresore të Rusisë.

Shefi i ekzekutivit, ka theksuar po ashtu nevojën e përshpejtimit të procedurave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian(BE) dhe Aleancën Veri Atlantike(NATO), si qëllime kryesore gjeopolitike dhe strategjike të Republikës së Kosovës.

Ndër të tjera, ai ka theksuar progresin e Kosovës në fushat si, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, Kosova tashmë po kontribuon për paqen dhe stabilitetin, duke shërbyer me krenari në misione përkrah partnerit dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA).

Gjithashtu sipas njoftimit, në këtë takim është potencuar rëndësia e rritjes së mbështetjes për Forcën e Sigurisë së Kosovës(FSK) në mënyrë që vendi ynë të ketë ushtri të mirë trajnuar e të pajisur sipas standardeve të ushtrive moderne të vendeve të NATO-s.

Ndryshe, në ditën e parë të vizitës në Washington, të mërkurën e 18 majit, kryeministri, Kurti, është pritur në takim nga Senatorja Joni Ernst.

Ndërsa në ditën e dytë të vizitës së tij, Kurti është takuar me senatorin Chris Murphy, me të cilin ka diskutuar për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet vendeve.

Ndërkaq, më gjashtë maj, Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në ShBA, ku është takuar me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave dhe me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC).

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika