Kryeministri Kurti të rinjve në Mitrovicë: Rrugëtimi i Majlinda Kelmendit është shembulli të cilin të gjithë ju duhet ta synoni

Kryeministri Albin Kurti në Mitrovicë ka folur për shembullin e suksesit të Majlinda Kelmendit si një frymëzim për të gjithë. Ai ka thënë se dëshiron të ndjekë rrugëtimin e saj në punën e tij si kryeministër

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mitrovicë për të marrë pjesë në një event sportiv.

Ai ka thënë se shembullin dhe rrugëtimin e kampiones botërore Majlinda Kelmendi po mundohet ta ndjekë në punën e tij si kryeministër i vendit.

“Majlinda Kelmendi në rrugëtimin e saj u bë simbol i shpresës dhe i përkushtimit në Republikën e Kosovës dhe anembanë botës. Sot, me kryet lartë Majlinda vazhdon të jetë synonim i çlirimit dhe i suksesit për secilin për jush”, ka thënë kryeministri.

Më tej Kurti ka shtuar se rruga e Majlinda Kelmendit duhet të jetë shembull për të gjithë.

“Ata që janë nxënës, rrugëtimi i Majlindës është shembulli të cilin të gjithë ju duhet ta synoni e ta ndiqni në cilindo angazhim në jetë. Tua them të drejtën, po mundohem edhe unë personalisht ta ndjek në detyrën që e kam”, ka përfunduar Kurti.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika