Kryeministri Kurti viziton kazermat FSK-së: Të përgatitur për t’i mbrojtur qytetarët e Kosovës nga çdo rrezik e kërcënim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar të mërkurën e 20 korrikut në dy kazermat të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), “Adem Jashari” në Prishtinë dhe “Evropianët e Rinj” në Pomazatin. I pari i qeverisë nuk ishte i vetëm po kishte qenë së bashku me dy ministrat e tij, me Armend Mehaj minister […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka qëndruar të mërkurën e 20 korrikut në dy kazermat të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), “Adem Jashari” në Prishtinë dhe “Evropianët e Rinj” në Pomazatin.
I pari i qeverisë nuk ishte i vetëm po kishte qenë së bashku me dy ministrat e tij, me Armend Mehaj minister i Mbrojtjes,dhe me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.
Ndërsa në kazermën “Ademi Jashari” Kurti ishte pritur nga zëvendës Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor, Enver Cikaqi, e Inspektorja Gjenerale e FSK-së, Gjeneralmajor, Irfete Spahiu dhe Gjeneral brigade, Naim Haziri.
Kurti në një fjalë rasti i motivojë Ushtarët e Kosovës duke i’u thënë se populli i Kosovës pret nga ata/o që të mbajnë lart moralin dhe dëshirën për t’i shërbyer vendit.

“Njerëzit jashtë këtyre rrethojave të kazermave shohin te ju trimat, të mençurit dhe guximtarët që janë të gatshëm dhe të përgatitur për t’i mbrojtur ata dhe vendin tonë nga çdo rrezik e kërcënim”, ka shtuar ai.
Ndërkaq në kazermën “Evropianët e Rinj”, përveç zëvendës Komandanti i FSK-së, Gjeneralmajor, Enver Cikaqi, kryeministri Kurti u prit edhe nga koloneli i FSK-së, Shaip Haziri. Para ushtarakëve të pranishëm, kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zhvillohet, modernizohet dhe të ndërveprojë me partnerët e saj.
“FSK vitin e kaluar zbarkoi në Lindjen e Mesme për misionin e saj të parë paqeruajtës, krah aleatëve tanë, kurse këtë vit është në përgatitje për të zbarkuar njësitë e saj në Poloni dhe Ishujt Falkland për operacione të mbështetjes së paqes. Pjesëmarrja e FSK-së në këto operacione ndërkombëtare tregon më së miri për punën dhe përkushtimin tuaj, për profesionalizmin dhe vullnetin tuaj, për moralin e lartë dhe dëshirën tuaj të zjarrtë për t’i shërbyer vendit”, u shpreh kryeministri Kurti.
Gjatë vizitës në kazermën “Evropianët e Rinj”, ndër të tjera ai tha se ne jemi evropian të rinj sepse jemi shtet i ri në Evropë, mirëpo jemi populli i lashtë i Evropës që Bashkimin Evropian e konsideron vlerë dhe qëllim.
“Historinë e kemi të lavdishme, të ardhmen do ta kemi të ndritshme”, përfundoi fjalën e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.















