Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Kryeshefin Ekzekutiv të Business Roundtable
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim virtual me Joshua Bolten, Kryeshef Ekzekutiv i Business Roundtable. Kjo shoqatë përfaqëson kryeshefat ekzekutivë (CEO) të kompanive kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u veçuan nga kryeministri Kurti si arsye pse Kosova ofron një mundësi të artë për investime të […]
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim virtual me Joshua Bolten, Kryeshef Ekzekutiv i Business Roundtable.
Kjo shoqatë përfaqëson kryeshefat ekzekutivë (CEO) të kompanive kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u veçuan nga kryeministri Kurti si arsye pse Kosova ofron një mundësi të artë për investime të reja. Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në avancimin e parimeve demokratike dhe përparimin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, që është pasqyruar në ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “Ëorld Justice Project””, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës.
Po ashtu, sipas njoftimit të lëshuar, thuhet se Kryeministri Kurti ka thënë se rinia e Kosovës, ka potencial të madh sidomos në fushën e Teknologjisë së Informacionit.
“Kryeministri Kurti tha se me popullatën e re dhe profesionale që ka Kosova, shtrirjen më të gjerë të internetit në Evropë, potencialin e dëshmuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe me qeverinë që mbështet këtë sektor, Kosova synon që të bëhet qendra e radhës e kësaj fushe në Evropën Juglindore”, thuhet në njoftim.
Në takim janë diskutuar mundësitë që Business Roundtable të jetë urë lidhëse ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjeve amerikane.
Pleasure discussing investment in Kosova w/ 🇺🇸 @BizRoundtable’s CEO Joshua Bolten. Vibrant democracy, strong rule of law, forward-looking fiscal policy, talented young workforce, cost savings, & central location in the EMENA reg. make 🇽🇰 a top BPO location for 🇺🇸 MNCs. pic.twitter.com/Nps7lSsrip
— Albin Kurti (@albinkurti) June 24, 2022















