Kryeministri maqedonas, Kovaçevski viziton gazetarët që po raportojnë për takimin Kurti-Vuçiq

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, është duke qëndruar me gazetarët të cilët janë duke pritur rezultatet e takimit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit.

Pas një pauze mbi njëorëshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kanë rinisur bisedimet nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë.

Dy udhëheqësit po takohen me ndërmjetësimin e zyrtarëve të BE-së, për të diskutuar zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

BE-ja më herët tha se Kurtit dhe Vuçiqit do t’iu prezantojnë një “plan të konsoliduar” të zbatimit të këtij propozimi, i cili synon t’i çojë palët drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Para takimit trepalësh, Borrelli e Lajçaku kanë takuar ndaras kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë.

 

Shija e redaktorit

Lame: Me intervenimin e NATO-së, UÇK-ja u bë ushtri me...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, për 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-së drejt caqeve serbe ka thënë se Kosova kishte filluar...

Distria Krasniqi e argjendtë në Gjeorgji

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, në kategorinë -52 kg, ka fituar medaljen e argjendtë dhe 700 pikë olimpike në Paris 2024 në Grand Slamin e...

“Radar” me Edita Doli mbledh mbi 50 mijë euro për...

Mbi 50 mijë euro nga telefonatat dhe mjetet e dorëzuara në ambientet e Dukagjinit është shuma që është mbledhur deri tani për Gazmend Malokun,...

Të fundit nga rubrika