Kryeministri Rama uron besimtarët për Kurban Bajram: Gëzuar ditën e bekuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në publikimin e tij në Facebook, Rama ka shpërndarë një video nga atmosfera festive pranë Xhamia e Namazgjasë, ku në sfond shihen edhe fishekzjarrë.

“Ditë e bekuar, natë e ndritshme! Gëzuar Kurban Bajramin”, ka shkruar Rama në postimin e tij.

Kurban Bajrami konsiderohet një nga festat më të rëndësishme të besimit islam dhe kremtohet nga miliona besimtarë në të gjithë botën. Festa lidhet me sakrificën dhe devotshmërinë e Profetit Ibrahim ndaj Zotit, ndaj njihet edhe si Festa e Sakrificës.

Të fundit nga rubrika