Kryeministri suedez e dënon “tentim-sulmin” kundër ambasadës së Izraelit në Suedi

Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, dënoi "një tentativë sulmi" kundër ambasadës izraelite në Stokholm, pasi një objekt që besohet të jetë një mjet shpërthyes u gjet jashtë saj dhe u shkatërrua nga skuadra kombëtare e bombave të mërkurën

Oficerët e policisë qëndrojnë pranë ambasadës izraelite, në ditën kur një objekt që besohet se ishte një mjet shpërthyes u gjet dhe u shkatërrua nga skuadra kombëtare e bombave sipas policisë, në Stokholm, Suedi, 31 janar 2024.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, e ka dënuar atë që e përshkroi si “një tentim për ta sulmuar” ambasadën e Izraelit në Stokholm, pasi pranë saj u gjet një objekt që besohej se ishte mjet shpërthyes të mërkurën.

Policia suedeze tha se e ka shkatërruar një “objekt të rrezikshëm” pranë ambasadës izraelite.

Stafi i ambasadës e kishte njoftuar policinë për objektin, duke nxitur një reagim të madh nga autoritetet për sundim të ligjit, tha policia suedeze.

“Kjo është shumë serioze. Një tentim për ta sulmuar një ambasadë është tentim për t’i sulmuar ata që punojnë atje dhe vetë Suedinë”, ka thënë Kristersson.

Ai ka shtuar se autoritetet suedeze janë duke hetuar se “kush ishte dhe kush ishin përgjegjës për këtë”.

Kristersson tha se mbikëqyrja e ambasadës izraelite dhe e institucioneve hebraike në Suedi është rritur.

Mjeti u shpërthye në mënyrë të kontrolluar, tha një zëdhënës i Policisë së Suedisë për transmetuesin TV4.

“Ne nuk do të frikësohemi nga terrori”, tha ambasadori izraelit në Suedi, Ziv Nevo Kulman, raporton REL.

Policia nuk ka hollësi se për çfarë mjeti bëhej fjalë, apo si kishte arritur ai në afërsi të ambasadës, dhe tha se ka nisur një hetim për këtë.

Mjeti besohej se ishte një granatë dore e hedhur në afërsi të ndërtesës së ambasadës, raportoi e përditshmja Aftonbaldet, duke cituar burimet.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika