Kryeministri suedez Kristersson jep dorëheqje pas humbjes në zgjedhje

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka dhënë dorëheqje nga posti, pasi rezultatet zyrtare konfirmuan humbjen e bllokut të tij të krahut të djathtë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura të dielën e kaluar.

Katër partitë e krahut të majtë, me Social Demokratët e ish-kryeministres Magdalena Andersson si partia më e madhe, fituan zgjedhjet me një diferencë prej vetëm 50 mijë e 359 votash, sipas numërimit përfundimtar.

Blloku i katër partive të majta do të ketë 176 ulëse në parlamentin e ri, ndërsa koalicioni trepartiak i Kristerssonit, së bashku me Demokratët e Suedisë, pritet të kenë 173 ulëse.

Ky grupim, i njohur si blloku Tidö, përfshin qeverinë aktuale të Kristerssonit dhe Demokratët e Suedisë, parti e krahut të djathtë që pritej t’i bashkohej administratës së re pas zgjedhjeve.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika