Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, i ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen parlamentit, duke hapur rrugën për formimin e një qeverie të re, pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për ta shkarkuar nga detyra.
Kryetari i parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, bëri të ditur se kërkesa për dorëheqje është pranuar dhe se parlamenti do ta shqyrtojë atë në përputhje me procedurat ligjore në ditët në vijim.
Sipas raportimeve, procesi për krijimin e kabinetit të ri qeveritar pritet të nisë të martën. Në mesin e emrave që përmenden si kandidatë për postin e kryeministrit janë drejtori i kompanisë shtetërore të naftës dhe gazit Naftogaz, Sergei Koretsky, ministri i Energjisë Denis Shmyhal dhe ministri aktual i Transformimit Digjital, Mykhailo Fedorov.
Deputetët ukrainas pritet të votojnë këtë javë për përbërjen e qeverisë së re. Presidenti Zelensky ka argumentuar se ndryshimet në ekzekutiv synojnë të sjellin ide dhe energji të reja në drejtimin e vendit, ndërsa kritikët paralajmërojnë se një riorganizim i tillë mund të krijojë paqartësi politike në një periudhë vendimtare të luftës me Rusinë, raportojn mediat ndërkombëtare përcjell Dukagjini.