Kryeministri kroat pas deklartës së presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, askush nuk e ka aneksuar

Pasi presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka thënë se ”perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë“, kryeministri Andrej Plenkoviq ka thënë se “Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet", duke shtuar se Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkovic

Presidenti kroat, Zoran Milanoviq ka thënë se ”perëndimi e ka aneksuar Kosovën prej Serbisë“, dhe kjo deklaratë është kritikuar në opinion publik në Kroaci.

Për këtë deklaratë ka reaguar kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i cili është shprehur se Kroacia e ka njohur Kosovën dhe se është shtet sovran.

“Sa jam unë në dijeni askush nuk e ka aneksuar Kosovën. Asnjë shtet. Kosova është shtet i pavarur të cilin e ka njohur Kroacia. Aneksim është kur Rusia okupon territor të Ukrainës, organizon referendum të rrejshëm dhe ia bashkon ato pjesë Rusisë. Kosova është shtet i pavarur, sovran, që e kemi njohur. Askush nuk e ka aneksuar“, ka thënë kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kreu i ekzekutivit ka theksuar se “për fat të mirë miqtë tanë në bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet mike e dinë se çfarë ndodhë në Kroaci dhe cilat janë qëndrimet e kujt”.

Presidenti kroat Milanoviq tashmë është shndërruar në “hero” nëpër mediat serbe, derisa deklarata e tij se ”Kosova është aneksuar“ po cilësohet si skandal diplomatik.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika