Petkoviq nga Graçanica uron serbët për festen e Vidovdan

Kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi ka vizituar qytetarët serbë të Graçanicës për festën e Vidovdanit

Petar Petkoviç.

Petar Petkoviq, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka shprehur urimet e tij për serbët të cilët festojnë festën e Vdiovdan-it.

Gjithashtu, ai u shpreh së është një bekim për Graçanicën dhe popullin serb që këtu është Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.

“Është një bekim i madh, si për Graçanicën, ashtu edhe për popullin serb që këtu është patriarku serb Porfirije” ka shkrujtur Petkoviq.

Më tutje, ai vazhdoi se prania e shtetit të Serbisë dhe kishës në Kosovë, tregon unitetin e vendit tonë të udhëhequr nga Vuçiq.

“Prania e shtetit tonë, Serbisë dhe kishës sonë tregon unitet të mishëruar në vendin tonë të udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kishën tonë të udhëhequr nga Patriarku Porfirije. Është shumë i nevojshëm bashkimi dhe forca e popullit tonë në Kosovë”, ka deklaruar Petkoviq.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve serbë që të festojnë në mënyrë të qetë, dhe t’i injorojnë “provokimet e Prishtinës”.

“Provokimet, si herët e mëparshme, mund të vijnë ekskluzivisht nga Prishtina. I bëj thirrje popullit tonë që në mënyrë paqësore dhe dinjitoze ta shënojë Vidovdanin, sepse sot kujtojmë vdekjen e heronjve tanë të mëdhenj që dhanë jetën në mbrojtje të Serbisë dhe Ortodoksisë”, ka shkruar Petkoviq.

Postimi në Facebook i Petar Petokoviq-it, gjatë vizitës së tij në Graçanicë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika