Kryeprokurori, Gashi: Alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm. Gashi ka dhënë detaje lidhur me rastin e evakuimit të deputetëve dhe gazetarëve nga Kuvendi i Kosovës. Në deklarim për media, prokurori ka deklaruar se po vazhdohet tutje me hetimin e rastit. Ai ka shtuar se […]
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka thënë se alarmi për bombë në Kuvend ishte i rrejshëm.
Gashi ka dhënë detaje lidhur me rastin e evakuimit të deputetëve dhe gazetarëve nga Kuvendi i Kosovës. Në deklarim për media, prokurori ka deklaruar se po vazhdohet tutje me hetimin e rastit.
Ai ka shtuar se besojnë se personi i dyshuar mund të ketë qenë nga një shtet jomik. Kjo, sipas tij, ka ardhur bazuar në theksin e të dyshuarit gjatë telefonatës që ka zhvilluar.
“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tani nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. D vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jomike”, ka thënë Zejnullahu.
Lajmi perditsim















