Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka zhvilluar takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Gjatë takimit, Ajet e ka uruar Gashin për marrjen e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke i dëshiruar sukses në ushtrimin e mandatit të tij, njofton Dukagjini.
Sipas njoftimit, të dy drejtuesit e institucioneve kanë konfirmuar përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore të secilit institucion.
Në takim është theksuar rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe avancimit të punës së institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë.