Kryeprokurori për vrasjen në Prizren: Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për pagesën e faturës së shërbimeve

Kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, ka thënë se ngjarja e së martës që ndodhi në afërsi të lokalit “Kobra City”, dyshohet të ketë ndodhur për shkak të pagesave të faturës së shërbimeve

Ngjarja e ndodhur të martën e tre janarit në lokalin “Kobra City” në Prizren, dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti me shtetasit e Shqipërisë lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala, i cili ka theksuar se në momentin që shtetasit V.C., R.Sh dhe A.B, po largoheshin me automjetin e tyre të markës Audi, dyshohet se shtetasi D. H, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre.

“Sot në orën 04:10, policia ka marrë informatë se ka pasur të shtëna në afërsi të lokalit Kobra City, në dalje të Prizrenit rruga Prizren-Kukës. Dyshohet se ngjarja tragjike ka ndodhur pas një konflikti në lokalin Kobra City me disa shtetas të Shqipërisë, lidhur me pagesën e faturës së shërbimeve”, ka thënë ai.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, 31-vjeçari me inicialet V. C., dhe R. Sh., 27 vjeç, të dy nga Kukësi janë plagosur, ku si pasojë e plagëve shtetasi V.C. ka vdekur, ndërsa shtetasi R.SH. ka pësuar lëndime trupore dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Prokuroria Themelore ne Prizren së bashku me Policinë e Kosovës, janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me qëllim të sigurimit të provave dhe zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

Organet e zbatimit të ligjit të Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë në bashkëpunim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“I dyshuari D.H. dyshohet për veprën penale vrasje e rëndë. Janë ndaluar për 48 orë, 6 persona”, shtoi ai.

Gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për rastin që ndodhi në orët e mëngjesit të së martës në një lokal në Prizren, ku si pasojë ka vdekur një person dhe është plagosur një tjetër.

Kjo është konfirmuar për Portalin Dukagjini nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Në bashkëpunim me prokurorin e rastit 6 të ndaluarve pas intervistimit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka theksuar Bytyqi.

Ndryshe, lokali ku dyshohet se filloi një përleshje e që më pas përfundoi tragjikisht për një person nga Kukësi, është mbyllur nga Drejtoria e Inspekoratit të Prizrenit.

Ndërkaq, i dyshuari kryesor mbetet pronari i lokalit, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra” i cili dyshohet të ketë shtënë me armë zjarri pas një zënke fizike me disa persona, të cilët kishin ardhur nga Kukësi në Prizren.

Policia bën me dije se viktima është një 31-vjeçar me inicialet V. C, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin e Kukësit. Ndërsa i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar, raporton abcnews.

Si pasojë e plagëve të marra, 31-vjeçari ka ndërruar jetë gjatë rrugës, ndërsa shtetasi R. Sh., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga deklarimet e para të shtetasit të plagosur dhe shtetasit A. B., që i ka transportuar për në spital, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të Prizrenit.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika