Kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen e radhës
Të premten e tre marsit, do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës. Takimi është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, ku si zakonisht pritet të ketë konferencë për media nga shefat e grupeve parlamentare të kuvendit. Pikat e rendit të ditës: Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, Propozimi i […]
Të premten e tre marsit, do të mblidhet kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Takimi është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, ku si zakonisht pritet të ketë konferencë për media nga shefat e grupeve parlamentare të kuvendit.
Pikat e rendit të ditës:
- Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
- Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
- Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158,
- Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
- Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
- Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.















