Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, në rend dite shumë pika

Të hënën, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku në rend dite në mesin e shumë pikave, është shqyrtimi i parë i projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19 dhe shqyrtimi i propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual

Kuvendi i Kosovës





Të hënën e 7 nëntorit, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, duke filluar nga ora 11:00, do të mblidhet për të diskutuar mbi pikat e papërfunduara nga disa seanca si dhe për përgatitjet për seancën e re plenare.

Në mesin e shumë pikave, në rend dite do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19 dhe    shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

Pikat e tjera në rend dite,

Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, 

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 24 tetor 2022: 

  •  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-175 për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22, 23 shtator 2022:

  •  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,
  • Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,
  • Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,
  • Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 tetor  2022:

  •  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,
  •  Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,
  • Zgjedhja e dy  anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.
  1. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
  • Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-156 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-124 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-157 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-123 për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 08/L-158 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-122 për Ministrinë e Mbrojtjes.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

 





Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika