Kryesia e Kuvendit: Të mërkurën dhe të enjten Kuvendi mblidhet në seancë plenare

Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca të Kuvendit, njëra do të jetë vazhdim i seancave të kaluara kurse tjetra do të jetë seancë e re

Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit ka vendosur për dy seanca plenare gjatë kësaj jave, njëra do të mbahet me datën tre gusht kurse tjetra me datën katër.

Në seancën e së mërkurës do të vazhdohet trajtimi i pikave të papërfunduara, ndërsa të enjten do të mbahet një seancë e re parlamentare me pika të reja.

“Rendi i ditës i kësaj seance, përveç pikave të zakonshme, deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare, përmban një mori pikash të tjera, përfshirë projektligje, një interpelancë dhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e Kuvendit”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

Në seancën e re të radhës pritet të shqyrtohet edhe propozim-vendimi i qeverisë për masat emergjente në furnizimin me energji elektrike.

Seanca e së enjtes do të jetë seanca e fundit e këtij sesioni pranveror, potencialisht mund të zhvillohet edhe një seancë tjetër një ditë pas, për ta vazhduar seancën nëse pikat e rendit të ditës nuk arrijnë të përfundohen.

Në seancën e së enjtes në shqyrtim do të jenë edhe 20 projektligje të reja, derisa është e paraparë të mbahet edhe interpelancë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për çështjen “Ligji i zyrtarëve publikë”, kërkesë kjo e GP të AAK-së.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika