Kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina, jep dorëheqje nga LDK-ja

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Fehmi Kupina, ka dhënë dorëheqja nga partia e LDK-së, teksa ka theksuar se do t’i përfaqësojë qytetarët në mënyrë të pavarur

Fehmi Kupina, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Fehmi Kupina, ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Ai është deklaruar kryesues i pavarur.

“Më datën 8 qershor 2023, unë kryesues i Kuvendit dhe anëtar i pavarur dhe nuk do t’i përkas asnjë partie apo grupi politik, dhe mandatin tim do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Kosovës dhe do t’i jem besnik secilit votues.” ka thënë Kupina në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Kupina gjatë fjalës së tij ka thënë se me iniciativën e disa asamblistëve dhe me nënshkrimin e 24 këshilltarëve, sot kanë thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, teksa ka shtuar se nga sot është anëtar i pavarur i Kuvendit dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë partie.

Në mbledhje nuk kanë marrë pjesë asamblistë të LDK-së e PDK-së, teksa ndërmarrjet publike në Prishtinë i janë marrë PDK-së dhe LDK-së nga LVV-ja, AKR-ja dhe AAK-ja.

Gjatë kësaj mbledhjeje janë shkarkuar 20 aksionarë në 10 ndërmarrje publike të zgjedhur më 18 mars, teksa janë zgjedhur anëtarët e rinj.

“Nora Kelmendi, Gëzim Mehmeti dhe Sami Borovcin në “Termokos”, Femi Osmani dhe Petrit Reçica në ndërmarrjen “Pastrimi”, Triera Kosumi dhe Gëzim Sveçla në “Trafikun Urban”, Fatmir Kelmendi dhe Besnik Haziri në “Prishtina Parking”, Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi në “Pallatin e Rinisë”, Teutë Gjinolli dhe Arbnora Berisha në “Kuzhina Qendror” dhe Arianit Beqiri në NPB”, janë anëtarët e rinj të emëruar në borde.

Emërimi i aksionarëve të rinj të ndërmarrjeve publike kaloi me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika