Kryetarët e komunave kërkojnë që kompensimi i orëve mësimore të bëhet çdo ditë me nga një orë shtesë

Kryetarët e Komunave të Kosovës kanë bërë kërkesë ndaj MASHT-it që orët e humbura mësimore nga greva në arsim të kompensohen çdo ditë me nga një orë shtesë

Foto ilustrim





Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i ka dërguar një kërkesë ministres së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci lidhur me formën dhe mënyrën e zëvendësimit dhe kompensimit të orëve të humbura në sistemin arsimor gjatë kohës së grevës.

Në këtë kërkesë, të nënshkruar nga Kryetari i Asociacionit Agim Aliu, thuhet se “Kryetarët e Komunave, ndajnë mendimin se kompensimi i orëve të humbura të mësimit, nuk duhet të bëhet ditëve të pushimeve të rregullta (fundjavave), çka nga vlerësimi praktik që kemi bërë si komuna, do të rezultonte e parealizueshme”.

Në kërkesën e tyre, jepen disa arsye se pse kompensimi i orëve nuk mund të bëhet të shtunave.

Faktet e kërkesës dhe propozimi nga Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës:

Vijimi i mësimit pa ndërprerje gjatë pushimeve do të krijonte ngarkesë për fëmijët dhe familjet e tyre, çka në mënyrë të drejtpërdrejt do të ndikonte në rënie të cilësisë dhe motivit për mësim;

Do të shtonte shpenzimet për ngrohje dhe mirëmbajtjen e saj, tash kur në këtë kategori shpenzimesh, ato po njohin ritme të larta si kosto, çka dëmton buxhetet komunale. Madje, veprimi në këtë formë, përveç rritjes së kostos financiare për ngrohje, rrit edhe shpenzimin e energjisë elektrike, çka bie ndesh me masat qeveritare për kursimin e energjisë;

Dihet se funksionimi i ngrohjeve në shkolla, tash e sa kohë është kryekëput i varur nga furnizimi me energji elektrike, andaj mungesa e energjisë elektrike apo reduktimet me orare të gjata, do të pamundësonin funksionimin e sistemit të ngrohjeve në shkolla, rrjedhimisht do të krijonin pamundësinë e zhvillimit normal e të plotë të procesit mësimor;

Pjesëmarrja e nxënësve në proces mësimor, të cilët përdorin transportin publik si formë transporti, do të shtonte kostot e familjeve të këtyre nxënësve kur tani dihet se edhe në këtë sektor janë rritur çmimet si dhe eventualisht fluksi i ditëve të transportit mund të bëj që kontraktorët të mos jenë në gjendje t’i përmbushin obligimet, e që si pasojë do të mund të ndërpritet transporti i nxënësve që është obligim ligjor;

Si dhe probleme e sfida të natyrës teknike, organizative të cilat do të vështirësonin e në raste të caktuara të pamundësonin zhvillimin e procesit mësimor, andaj sa më sipër, gjykuar nga kjo situatë.

Që kompensimi i orëve të humbura të mësimit për shkak të grevës së përgjithshme në arsim, të bëhet duke i shtuar nga pesë orë pune për çdo nxënës brenda javës në kuptim të ditëve të rregullta të punës, ashtu që do të përballohej më lehtë për të gjithë pjesëmarrësit në proces mësimor si dhe do të garantonte standardet e kërkuara për zhvillimin normal të procesit mësimor, për të cilën janë shprehur pajtues udhëheqësit komunal.

Duke besuar në gatishmërinë tuaj për të rishikuar vendimin tuaj për kompensimin e orëve të humbura të mësimit, presim shqyrtimin e përfshirjen e propozimeve tona për këtë çështje që na preokupon të gjithëve”.

Ndërsa, lidhur me vendimin e MASHT-it, ku thotë se ditët e humbura gjatë grevës një muajshe do të kompensohen të shtunave deri në janar të vitit 2023, kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se MASHTI nuk ka të drejtë të lëshojë vendime të njëanshme.





A do të kompensohen orët e humbura mësimore gjatë grevës – flet Jasharaj

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika