Kryetarët e VV-së nuk shfaqen në takim me Hovenier, të PDK-së po

Kryetarët e Komunës së Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut, nga VV-ja mungojnë në takim me ambasadorin amerikan, ndërsa kryetarët e PDK-së kanë mbërritur në zyrat e BE-së në Prishtinë

Pamje nga zyra e BE-së në Prishtinë, 29 maj 2023.

Kryetarët e Leposaviqit dhe Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje as pas një ore nuk kanë shkuar në takimin me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, ndërsa të pranishëm janë vetëm kryetarët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetarët e komunave të Zubin Potok dhe Zveçan, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, para një ore kanë mbërritur në zyrat e Bashkimit Evropian në Prishtinë, ku pritet të zhvillohet takimi.

Peci e Zeqiri mbërrijnë në zyret e BE-së në Prishtinë

Ndryshe, në tri komunat veriore qytetarët serbë të udhëhequr nga Lista Serbe, janë mbledhur për të protestuar kundër kryetarëve të sapozgjedhur në veri. Kjo protestë shpreh kundërshtimin e tyre ndaj procesit të zgjedhjeve dhe rezultateve të tyre në këto komuna.

Misioni i paqeruajtës i NATO-s, KFOR, ka vendosur të shtojë praninë e forcave të tyre pranë hyrjes në tri komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur ekipi i RTV Dukagjinit, i cili ndodhet në terren, ndërsa ky vendim vjen pas rritjes së tensioneve dhe incidenteve të fundit në këtë zonë.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika