Kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut: Kërkojmë kthimin e normalitetit, duam të qeverisim lirshëm

Kryetari i Komunës së Zubin Potukut, Izmir Zeqiri dhe kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci kanë dhënë një deklaratë të përbashkët opër media.

Ata kanë thënë se i kanë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, si dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.

“Bashkë kemi diskutuar për situatën në komunat e pjesës veriore të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit të cilat pasuan betimin tonë si Kryetarë të komunave përkatëse.  Që nga dita kur i kemi shpallur kandidaturat për Kryetarë të komunave të Zveçanit dhe të Zubin Potokut, e deri sot, qëllimi dhe synimi ynë ka qenë i qartë: që t’u shërbejmë të gjithë qytetarëve të komunave tona, pa asnjë dallim, drejtë dhe profesionalisht”, kanë thënë ata.

Zeqiri dhe Peci kanë bërë thirrje të gjitha palëve për qetësi, sepse sipas tyre  dhuna ka qenë dhe mbetet e patolerueshme në proceset demokratike.

“Ne duam dhe jemi të gatshëm që këtë punë ta nisim menjëherë. Megjithatë, mundësia e eskalimit të situatës mbetet shqetësimi ynë i madh. Ushtrimi i detyrës tonë si Kryetarë do të duhej të bëhej normalisht, sikur i çdo Kryetari tjetër komune, pa pasur nevojë për mbrojtje policore.  Jemi zgjedhur nga qytetarët në një proces të lirë dhe demokratik, prandaj, edhe kushtet duhet të krijohen që të qeverisim lirshëm dhe në bashkëpunim me ta. Andaj, ne kërkojmë që sa më parë të kthehet normaliteti, në mënyrë që edhe puna jonë të ketë kuptim”, kanë thënë ata.

Ata kanë kërkuaur bashkëpunimin e të gjitha institucioneve dhe “të gjithë hisedarëve relevantë, vendorë e ndërkombëtarë”.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika