Kryetarët në veri në përputhje dhe me simbolet e Republikës së Kosovës nëpër zyra

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka konstatuar se katër kryetarët e komunave veriore nga Lista Serbe, mandatet i kanë pranuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi për vetëqeverisjen lokale. Konstatimi tjetër i MAPL-së dhe fotografitë që i ka siguruar TV Dukagjini, tregojnë se edhe në zyrat e tyre, kryetarët serb po e mbajnë flamurin e Republikës së Kosovës dhe fotografinë e Presidentes, veçse i kanë zhvendosur në një pjesë tjetër të zyrës.

Pas nisjes së mandatit të kryetarëve në katër komunat veriore, janë shpërndarë fotografi nga zyra e tyre me pretendimin se i kanë hequr nga zyrat edhe fotografinë e Presidentes e edhe flamurin shtetëror të Kosovës.

TV Dukagjini ka siguruar fotografi nga brenda zyrës së kryetarit në Zubin Potok, e cila tregon se simbolet shtetërore nuk janë hequr por janë zhvendosur brenda zyrës.

Kryetari Milos Peroviq, pos fotografive pa simbole shtetërore të Kosovës për mediat serbe ka thënë se objektin e komunës e ka gjetur të shkatërruar dhe në kaos.

Këto pretendime i quan të rrejshme, kryetari paraprak Izmir Zeqiri, ndërsa zhvendosjen e simboleve thotë se e vërejti në takimin e dytë që dje e kishte me Peroviqin.

“Më 2022 kur ka qenë operacioni për targa, do të thotë këta e kanë kallë zyrën ku lëshohen letërnjoftimet në Komunë që është në zyrën përdhesë, i kanë kallë strukturat e atëhershme që kishin dhënë dorëheqje. Dhe kur janë djeg këto zyre tymi e ka përfshi deri në katin e pestë…”, ka thënë Zeqiri.

Peroviq po ashtu kishte deklaruar se anëtarë të Policisë së Kosovës janë ende të pranishëm në zyrat komunale pa asnjë bazë ligjore.

Edhe për këto pretendimet Policia e Kosovës thotë se janë të pabaza.

“Ne kemi disa institucione të centralizuara të cilat kanë ardhur dhe janë vendosur janë sjellë në veri të vendit, dhe ne jemi në ato objekte.. psh. ajo që shihet si aneks i Komunës së Zubin Potokut në fakt është njësi e Punëve të Brendshme, në fakt ne jemi në pronën tonë të MBP-së ne jemi në afërsi edhe këtu në Mitrovicën Veriore që është MPB”, ka thënë zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sa i përket simboleve shtetërore, në një përgjigje për TV Dukagjini, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka konfirmuar se kanë konstatuar se në të gjitha zyrat e kryetarëve në katër komunat veriore, është i vendosur edhe flamuri shtetëror e edhe fotografia e presidentes.

MAPL ka nxjerrë të dhënat edhe pas vlerësimit për ligjshmërinë e bartjes së pushtetit.

“(MAPL), konform mandatit të saj, ka monitoruar mbledhjet inaugurale në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Transferimi i pushtetit në këto komuna është realizuar në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me legjislacionin në fuqi për vetëqeverisjen lokale…”.

Një ndër kryetarët që nuk ishte as në seancën inauguruese e as nuk kishte takim në zyrën e tij për të ia përcjellë mandatin pasardhësit, ishte Erden Atiq.

Ai thotë se kjo ndodhi për shkak se nuk ka pasur kërkesë për takim.

“Unë mendoj që kanë me e bo minimumin e ligjit i cili i obligon, normal unë edhe si qytetar edhe subjekti të cilti i takon Lëvizjes Vetëvendosje neve na takon që me e monitoru edhe me e pa që këta mosm em vazhdu me qeverisë qysh kanë qeversë përpara. Përveç këtu po shtoj edhe me dhjetëra denoncime që unë i kam bërë për kriemt që i kemi gjetur këtu prej qeverisjeve të kaluara prej Listës Serbe edhe prej aso kohe zv. Kryetares Adriana Hodjiq”, ka thënë Atiq.

Transferimi i pushtetit në veri nga kryetarët shqiptarë tek ata serbë është përmendur si kusht kryesor nga BE-ja për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika