Kryetari i Gjykatës Komerciale: Numri i gjyqtarëve është i vogël, një prej tyre do të pranojë mbi një mijë lëndë

Mahir Tutuli, kryetar i Gjykatës Komerciale

Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, ka deklaruar se numri i gjyqtarëve në këtë gjykatë është jashtëzakonisht i vogël, ai ka bërë të ditur se deri më tani janë vetëm 11 sosh.

Sipas tij, një gjyqtarë do t’i pranojë mbi një mijë lëndë.

“Gjyqtarët do të pranojnë mbi një mijë lëndë për një gjyqtarë është situatë e palakmueshme, përderisa në departamentet ekonomike ekzistuese gjyqtarët në gjykatat e shkallës së parë kanë pasë 200 deri 300 kurse në gjykatën e epalit jo më shumë se 100 lëndë”, ka deklaruar Tutuli.

Ai potencoi se gjendja është më e rënduar se më herët duke thënë se nëse mbesin me këtë numër të gjyqtarëve situata do të vazhdojë të përkeqësohet.

Ai ka bërë të ditur se qëllimi i Gjykatës Komerciale është që të shkurtohen procedurat gjyqësore, në mënyrë që bizneset t’i kryejnë më shpejtë kontestet apo problemet e tyre.

“Gjykata është konceptu e cila do ta shkurtojë procedurën e afateve gjyqësore, madje zgjerimi i kompetencave që lëndët që është dashtë të gjykohen në disa gjykata, të gjitha këto të gjykohen brenda një gjykate, qëllimi ka qenë që të shkurtohet sa më shumë procedura gjyqësore, që bizneset t’i zgjidhin problemet në një afat të arsyeshëm”, ka deklaruar ai.

Ai ka bërë të ditur se Gjykata Komerciale nuk i ka kushtet minimale për të vepruar, sipas tij nuk ka as salla të gjykimit

Për të funksionuar si duhet, sipas kryetarit të Gjykatës Komerciale, numri i të punësuarve duhet të jetë 90, dukë përfshirë minimalisht 20 gjyqtarë.

Por sipas tij për shkak të kufizimeve buxhetore është vendosur që të jenë vetëm 15 gjyqtarë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika