Kryetari i Kamenicës akuzon “partitë e vjetra”: AKK-ja s’po i pranon tri komunat veriore për interesa partiake

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka akuzuar "partitë e vjetra" për "mospranimin e tri komunave" veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). Ai argumenton se kjo ndodh për shkak të interesave partiake

Kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka akuzuar “partitë e vjetra” për mospranimin e tri komunave veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) – ndonëse vetë AKK-ja ka deklaruar se komunat veriore janë pjesë e tyre dhe se nuk ka pasur asnjë refuzimin të kërkesave të tyre.

Sipas tij, bordi i AKK-së për interesa partiake nuk po e shqyrton kërkesën për anëtarësim të komunave veriore, pasi me anëtarësimin e Komunës së Leposaviqit në AKK, Lëvizjes Vetëvendosje, i mundësohet të ketë një anëtar në bord.

“Fillimisht kërkesa e jonë u injoruar me një debat të nivelit shume të ulët dhe më pas me një votë koordinuar në mes partive të vjetra u hodh poshtë dhe as nuk u përfshi në rend të ditës për diskutim. Lerë më a të pranohen, a po mos t pranohen komune e veriut në AKK. Meqë rast ne kemi lëshuar këtë mbledhje për shkak që konsiderojmë që dëmi që po i bëhet Republikës së Kosovës me interesa partiake dhe politika të varfra është shumë më i madh se sa akomodimi i disa pozicioneve, i disa temave të diskutimit në diskursin publik dhe gjërave të tilla që promovon AKK-ja.

Tri komunat Zubin Potku, Zveçani dhe Leposaviqi në shtator të viti të kaluar kanë marrë vendim të anëtarësohen në AKK-, ashtu siç e përcakton edhe statusi i vetë Asociacionit. Që thotë Kuvendi duhet të marr vendim dhe më pas vendohet një tarifë prej 10 cent për kokë banori dhe ato bëhen pjesë e AKK-së. Po bëhen 7 muaj kur bordi i AKK-së nuk e ka shqyrtuar fare kërkesën dhe drejtori ekzekutiv po bën shkelje bashkë me bordin për mos trajtimin e këtyre kërkesave për anëtarësim. Dëmi është shumë më i madh në raport me Republikën, sesa mund të pësojë një subjekt politik”, ka thënë Rahimaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Sipas tij, në AKK ka mungesë të transparencës financiare dhe asaj mediatike.

“Një qëllim tjetër që është brenda Asociacionit dhe bordit është që me anëtarësimin tri komunave në veri të vendit, që dy janë nga radhës e PDK-së dhe një nga Lëvizja, i mundësohet që Lëvizja të ketë një anëtar në bordin e Asociacionit. E kjo si duket ju pengon edhe më shumë AKK-së se ne e dimë që menaxhon një fond shumë të lartë, mbi 720 mijë euro dhe ka mbi 7 donatorë të rregullo vendor dhe ndërkombëtare. Mungesa financiare dhe mediatike është pjesë përbërëse e tanishme e Asociacionit”, ka shtuar kryetari i Kamenicës.

Këtyre akuzave të kryetarit të Kamenicës, iu ka reaguar më herët drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Ibrahimi, ka thënë se asnjëherë nuk ka pasur tërheqje të komunave veriore nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, prandaj nuk mund të pranohen, sepse, siç thotë ai, veçse janë të pranuara.

“Nuk kemi mundur të shqyrtojmë, të ripranojmë, ato nuk kanë bërë tërheqje zyrtare. Në shtator kanë bërë vendime, në nëntor na kanë ardhë vendimet e tyre. Nëse nuk janë tërheqë nga Asociacioni zyrtarisht me vendime të Kuvendit Komunal, nuk mundemi m’i pranu, ato janë të pranuar. I kemi involvuar, edhe sot kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në takim, janë të ftuar, gjithashtu e kanë konfirmuar se do të vinë në një vizitë që e kemi javën e ardhshme. Nuk mundemi të shqyrtojmë diçka që ata janë veç të pranuar. Është ngritë kjo çështje në mungesë të informatave”, ka thënë Ibrahimi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika