Kryetari i Klinës: Situata ende e rënduar, gjatë tërë natës ka pasur reshje shiu

Komuna e Klinës është duke u përballur me situatë të rënduar, si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut

Gjendja pas reshjeve të mëdha të shiut, në komunën e Klinës, është ende e rënduar.

Kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj, për Portalin Dukagjini tha se kanë punuar tërë natën për ta menaxhuar situatën, e cila sipas tij është mjaft e rëndë.

Elezaj tha se shumë qytetarë i kanë evakuuar nga zonat e rrezikuara dhe, po ashtu, disa janë evakuuar vetë pa ndihmën e autoriteteve komunale apo qendrore.

Gjendja sipas tij mbetet kritike në qytet e edhe në fshatra të Klinës.

“Gjendja është e rënduar në qytet dhe në fshatra. Ka pasur gjatë tërë natës reshje. Jemi duke punu ende, kemi punu tërë natën. Disa qytetarë janë evakuuar vetë, disa kanë pasur nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë ai.

Në njoftimin e mbrëmshëm të Qeverisë së Kosovës thuhej se në krahasim me komunat e tjera, komuna e Klinës mbetet me situatën më të rënduar nga vërshimet.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika