Kryetari i Klubit Demokracia Konservatore, Abdullah Klinaku, ftohet në SHBA për Lutjet e Mëngjesit

Kryetari i Klubit Demokracia Konservatore, Abdullah Klinaku, ka pranuar një ftesë për të marrë pjesë   në Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këtë vit do të jem pjesë e evenimentit më të madh vjetor që mbahet tradicionalisht në SHBA, në Washington D.C. “National Prayer Breakfast” e njohur si “Lutjet e Mëngjesit” ku marrin pjesë miqtë e Amerikës nga më shumë se 140 vende të botës”, ka shkruar Klinaku.

Më tej, ai ka shkruar duke thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shteti mik dhe vendi me ndikimin më të madh në çlirimin dhe formimin e shtetit të Kosovës”.

Sipas tij miqësinë ndërmjet popullit të Kosovës dhe ShBA-ve duhet ta trajtojmë me kujdes e me mirëbesim.

“Populli amerikan prej kësaj vizite disa ditore që kisha në Detroit të Amerikës e ndjeva dhe pash se sa miqësor e sa e do popullin tonë”, ka përfunduar Klinaku.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika