Kryetari i kuvendit, zyrtarisht nuk ka takim Vetëvendosje me partitë tjera

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë deri të mërkurën në orën 10:00 që t’i thërrasë në takim partitë tjera opozitare dhe të gjejë një emër të pranueshëm për Kryetar të Kuvendit që t’i sigurojë 61 vota. Zyrtarisht nuk dihet nëse ka ftesë për takim.

“…kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike”, ka thënë deputeti i Vetëvendosjes Glauk Konjufca.

“Nga e thëna, në të bërë, është në mes një det i tërë…”, kjo është thënia që i përshtatet situatës politike me të cilën po përballet vendi.

Emri i Albulena Haxhiut për Kryetare të Kuvendit është i papranueshëm për partitë tjera dhe Lëvizja Vetëvendosje e ka përmendur marrëveshjen politike, por të paktën publikisht nuk e ka ndërmarrë asnjë hap drejt saj.

Përballë pyetjes se çka pritet të ndodhë në seancën tjetër dhe a ka takim me partitë tjera ka heshtur edhe zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, por edhe deputeti Xhela Sveçla.

Partia Demokratike e Kosovës të paktën deri në publikimin e kësaj kronike nuk ka pranuar ftesë për takim.

“Nuk mund të flas për situata politike, jemi deklaru edhe dje, topi nuk është tek PDK, topi është tek koalicioni VV-Lista Guxo-Alternativa për t’i bërë numrat brenda Kuvendit të Kosovës. Po e them nëse ata i kanë numrat duhet ta dëshmojnë që të mos kemi bllokim të vazhdueshëm të Konstituimit të organeve të Kuvendit”, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.

Deliu thotë se Albulena Haxhiu është politikane përçarëse e polarizuese, prandaj nuk do ta votojnë në asnjë mënyrë.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë qëndrim, përkundër interesimit dhe kontaktit me disa deputetë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj për TV Dukagjini shkurtimit e ka konfirmuar se nuk kanë pranuar ftesë për takim, ndërsa kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka qenë i paqasshëm.

Ndërkaq dëshirës së AAK-së që deputetet Saranda Bogujevci ose Shqipe Selimi të propozohen për kryetare të Kuvendit, i janë përgjigjur negativisht të dyja.

Bogujevci përmes një shkrimi në Facebook, ndërsa Shqipe Selimi në një përgjigje me shkrim për TV Dukagjini.

“Por këtë propozimin e AAK-së normalisht që kanë të drejtë të propozojnë, por jo në këtë rast. Sepse në këtë rast i bien që VV-ja ta ketë propozimin për kryeparlamentar…”, ka thënë Selimi.

Ish-udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri thotë se partia fituese e zgjedhjeve po flet për marrëveshje politike por nuk po punon që të bëhet realitet.

“Mirëpo Lëvizja Vetëvendosja duke qenë grupi më i madh parlamentar ka përgjegjësinë më të madhe për me e nxitë këtë diskutim në mes të partive politike e në anën tjetër për me e pasë një ide se ka me shku. Dhe asnjëra nga këto nuk po shihet nga VV, përkundrazi ata po e përdorin mekanizimin e vjetër. të polarizimit, shantazhit, sharjes që me e pamundësu çfarëdo marrëveshje në mes të parive politike”, ka thënë Ymeri.

Seanca e katërt ku Lëvizja Vetëvendosje do të tentojë t’ia sigurojë 61 vota Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, mbahet nesër nga ora10:00 në mëngjes.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika