Kryetari i LDK-së për vdekjen e profesoreshës Shqipe Bajçinca Brestovci: Karriera e saj në sport është histori suksesi

Gjatë ditës së dielë, ka ndërruar jetë profesoresha e Fakultetit të Edukatës Fizike, Shqipe Bajçinca – Brestovci. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shprehur ngushëllime drejt familjeve

Lumir Abdixhiku dhe Shqipe Bajçinca – Brestovci

Pas vdekjes së profesoreshës së e Fakultetit të Edukatës Fizike, Shqipe Bajçinca – Brestovci, kanë ardhur reagime të shumta.

Teksa ka reaguar edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me pikëëllim të thellë duke shprehur ngushëllime familjeve.

“Me pikëllim e dhimbje të thellë, mora lajmin për ndarjen nga jeta të prof. Shqipe Bajçinca Brestovci. Sot humbëm ikonën e shquar të sportit, profesoreshën e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe anëtaren e Lidhjes Demokratike, Shqipen,” shkruhet në njoftim.

Sipas Abdixhikut, karriera e saj në sport është histori suksesi, e cila dha shumë për sportin shqiptar, e në veçanti në fushën e hendbollit.

“Karriera e saj në sport është histori suksesi. Shqipja dha shumë për sportin shqiptar, në veçanti në fushë të hendbollit. Dha shumë dhe për programin tonë politik “Rruga e Re”; ajo i ishte bashkuar ekipit tonë të ekspertëve duke dhënë gjithë dijen dhe përgatitjen e saj profesionale në hartimin e planit tonë qeverisës për sportin, për të cilën i jemi mirënjohës e do ta kujtojmë gjithmonë. Rrugën e nisur së bashku për fat të keq e ndali në gjysmë sëmundja e rëndë që edhe e ndau nga ne,” shkruhet në njoftim.

Për Abdixhikun, Shqipja gjatë gjithë angazhimit të saj jetësor e profesional ka lënë gjurmë të pashlyeshme në përgatitjen dhe avancimin e profileve sportive në vend dhe më gjerë. Jeta dhe kontributi i saj do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë si një shembull i pasionit dhe përkushtimit të saj ndaj sportit e ndaj vendit.

“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike dhe në emrin tim personal ju shpreh ngushëllime familjeve Bajçinca dhe Brestovci, miqve, kolegëve dhe gjithë komunitetit sportiv në vend. Shqipe, u prehsh në paqe!”

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika